Indikohet për trajtimin e konstipacionit tek fëmijët dhe foshnjat, duke përfshirë praninë e mbindjeshmërisë viscerale si në rastin e sindromës së zorrës së irrituar, fisurave anale dhe hemorroideve.
Produkti nxit lëvizjen intestinale dhe ka një efekt mbrojtës, duke reduktuar kështu shqetësimin, irritimin dhe inflamacionin e shkaktuar nga konstipacioni. MeliLax Pediatric promovon lëvizjen e zorrëve duke ofruar gjithashtu një efekt mbrojtës që qetëson mukozën e zorrës së trashë.
Veprimi i dyfishtë i MeliLax ofrohet nga Promelaxin një përzierje e mjaltit të nektarit dhe mjaltit të zgjedhur dhe të përpunuar posaçërisht për përmbajtjen e tyre të monosakarideve, polisaharideve dhe melanoidinës, të pasuruar me një fraksion polisaharidi nga Aloe Vera dhe Mullaga.
Përveç kësaj, falë vetive dhe viskozitetit të ngjashëm me mukozën, MeliLax Pediatric mbron mukozën e zorrës së trashë. Këto veti të veçanta, të kombinuara me veprimin e tij antioksidues, ndihmojnë produktin të mbrojë dhe qetësojë mukozën.
Udhëzime mbi përdorimin
- Fëmijët 3-12 vjeç – 1 x 5 g mikroklizmë sipas nevojës. Në rastet e konstipacionit prej disa ditësh, aplikoni 2 doza të njëpasnjëshme
- Fëmijët 1-3 vjeç – 1 x 5 g mikroklizmë sipas nevojës.
- Foshnjat 0-1 vjeç – Gjysmën e mikroklizmës sipas nevojës.