Includes all taxes
Shampo hidratuese me 4% ferment orizi, provitaminë B5 dhe një kompleks aminoacidesh.
Kombinon butësinë me pastrimin e plotë. Është ideale për pastrimin e rregullt të të gjitha llojeve të skalpit të kokës, veçanërisht lëkurës së thatë dhe normale. Heq në mënyrë efektive sebumin e tepërt dhe papastërtitë e tjera duke ruajtur barrierën hidrolipidike, duke e lënë lëkurën dhe flokët të pastër dhe të hidratuar. I jep flokëve volum të natyrshëm në rrënjë, duke shtuar lehtësi dhe elasticitet në modelet e flokëve.
Përbërësit kryesor:
4% ferment orizi hidraton dhe shton shkëlqim në boshtet e flokëve, duke parandaluar flokët të ngatërrohen. Qetëson skalpin dhe ndihmon në forcimin e flokëve, duke ulur mundesine e këputjes.
Provitamina B5 qetëson dhe rigjeneron skalpin e kokës. Ka veti të forta hidratuese, duke rikthyer shkëlqimin dhe pamjen e shëndetshme të flokëve.
Një kompleks aminoacidesh forcon rezistencën e flokëve ndaj dëmtimit dhe këputjes. Ai rindërton barrierën epidermale, duke mbrojtur skalpin e kokës nga acarimi.
Sorbitol ka veti të forta hidratuese, të cilat parandalojnë tharjen e skalpit të kokës dhe flokëve, rrit shkëlqimin e tyre dhe i bën ato të buta.
Rezultati:
e lë skalpin dhe flokët të freskët dhe të hidratuar,
e pastron plotësisht por butësisht skalpin,
largon sebumin e tepërt dhe papastërtitë e tjera,
kujdeset për ekuilibrin e barrierës hidrolipidike,
I jep flokëve volum të natyrshëm në rrënjë.
Ideal për flokët:
të gjitha llojet, veçanërisht për skalpin e thatë dhe normal,
që kërkojnë pastrim të rregullt,
për të gjitha llojet e flokëve,
për flokët që nuk kanë volum dhe shkëlqim.
Share your thoughts with other customers