BasicLab Moisturizing Cleansing Gel for Dry and Sensitive Skin 300ml

ALL1,900

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 10 Days warranty
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Description

Larës në formë xheli për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Pastron butësisht make-up-in dhe papastërtitë, ndërkohë që hidraton thellë lëkurën dhe ruan butësinë e saj, pa lënë ndjesi tërheqjeje.

Përbërësit aktivë të zgjedhur me kujdes largojnë papastërtitë në mënyrë efektive, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmojnë në parandalimin e thatësisë dhe irritimit, duke lënë lëkurën të freskët, të butë.

2% trehalozë, një sheqer me origjinë natyrale, rrit nivelin e lagështisë së lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës hidrolipidike. Trehaloza nuk është vetëm një nga përbërësit më efektivë për hidratimin e lëkurës, por gjithashtu ka veti qetësuese dhe zbutëse.

Glicina, një aminoacid i faktorëve natyralë hidratues (NMF), lidh ujin në epidermë dhe zvogëlon humbjen transepidermale të lagështisë (TEWL). Ajo parandalon thatësinë dhe minimizon rrezikun e irritimit të lëkurës.

Acidi hialuronik me peshë molekulare ultra-të ulët hidraton dhe zbut lëkurën, duke reduktuar ashpërsinë dhe duke përmirësuar elasticitetin e saj. Ai ka gjithashtu një efekt të dobishëm për lëkurat e thata ose të dehidratuara.

Panthenoli dhe allantoini hidratojnë, qetësojnë lëkurën dhe përshpejtojnë proceset e rigjenerimit.

Sheqernat higroskopike, fruktoza dhe inoziti lidhin molekulat e ujit, duke rritur hidratimin e lëkurës dhe duke e bërë atë më të butë. Ato mbështesin ekuilibrin e barrierës hidrolipidike, e cila është përgjegjëse kryesisht për qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e epidermës.

Rezultatet:

  • Lëkurë e pastër pa irritime,
  • Lëkure e butë dhe e hidratuar.

E përshtatshme për lëkurat:

  • E thata,
  • E dehidratuara,
  • Të ndjeshme,
  • Normale,

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty