Includes all taxes
Një xhel prebiotik për higjienë intime me 3% prebiotikë, acid laktobionik dhe trehalozë, i formuluar për pastrimin e përditshëm të zonave të ndjeshme si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Ai mbështet ekuilibrin natyror të mikrobiomës së lëkurës në zonën intime, qetëson irritimet dhe e zbut lëkurën. Pastron, duke lënë një ndjesi freskie dhe hidratimi pas çdo përdorimi. Ka një pH afër atij fiziologjik.
Përbërsit kryesor :
3% prebiotikë mbështesin ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës, duke forcuar barrierën e saj natyrore mbrojtëse. Përveç kësaj, ato e zbutin dhe e hidratojnë intensivisht lëkurën.
Acidi laktobionik ndikon butësisht në lëkurë, duke rregulluar pH-in e saj, i cili është thelbësor për zonat e ndjeshme intime. Ai ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të hidratimit, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar.
Trehaloza siguron hidratim të shkëlqyer duke lidhur dhe mbajtur ujin në epidermë. Ai ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, fortësisë dhe qëndrueshmërisë së saj.
Allantoina qetëson irritimet dhe efekti i saj qetësues zvogëlon skuqjen.
Betaina, për shkak të vetive të saj higroskopike, lidh në mënyrë efektive ujin në epidermë, duke ndihmuar në ruajtjen e nivelit të duhur të hidratimit.
Pantenoli përshpejton procesin e reduktimit të acarimit. Ai gjithashtu mbron lëkurën nga humbja e ujit duke forcuar barrierën e saj natyrore mbrojtëse.
I përshtatshëm për lëkurë për cdo tip lëkure sidomos për ata që kanë lëkurë:
të ndjeshme,
të irrituar,
që kanë nevojë për pastrim të butë.
Share your thoughts with other customers