Includes all taxes
BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinalështë serum për zonën rreth syve i cili i adresohet shenjave të moshës, por mund të përdoret në të gjithë fytyrën.
Ky serum ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave falë kombinimit me 10% ekstrakt të rrënjës së ginseng-ut dhe 2% të retinës.
Ginsengu tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV.
Gjithashtu ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në krijimin e një barriere mbrojtëse të shëndetshme. Përbërësi i dytë që kombinohet me ginseng-un, është vitamina A. Ekzistojnë 2 lloje të kësaj vitamine të cilat përdoren gjerësisht në produktet kozmetike të kujdesit të lëkurës, retinoli dhe retina.
Shkencëtarët të cilët kanë punuar mbi prodhimin e këtij serumi kanë synuar që të arrijnë stabilitet të përbërjes, në mënyrë që të reduktojnë çdo irritim të mundshëm. 2% i retinës (nga ku 0.02% është përbërës aktiv), në formë liposomesh, është përzier në formulë, duke e thyer retinën në elementë më të vegjël.
Ky serum përmban gjithashtu glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të rritur fuqitë vepruese të ginseng-ut dhe retinës, teksa ndihmojnë edhe në zbehjen e rrathëve të zinj dhe dehidratimit të lëkurës. Konsistenca e këtij serumi është e plotë, por nuk lë aspak ndjesi rëndese.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
Share your thoughts with other customers