Onufri

Ëndërr e falur

ALL800

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • Ship Only

Specifications

  • Faqe:: 86
  • Viti:: 2044

“Ëndërr e falur” titullohet përmbledhja me poezitë që ka zgjedhur vetë autori Resul Shabani për të na dhënë një antologji të jetës së tij dhe si poet. Po ç’është ajo? Ëndrra është një dhuratë që na vjen nga lart, si nga qiejt, kështu besohet, del nga fati, e fshehur nga vetë nënvetëdija. Të të falet një ëndërr, është një mënyrë për të thënë: “Të është dhënë një mundësi për të parë përtej reales.” Dhe sa bukur kur kjo dhuratë është poezi! Ëndrra e falur është edhe një lloj frymëmarrjeje shpirtërore, do të thosha, por po aq edhe akt i mëshirës kozmike. Ëndrra bëhet edhe një falënderim i heshtur ndaj ekzistencës: “Faleminderit që më është falur të ëndërroj.” Dhe ëndrra të bën edhe poet. Dhe e fal ëndrrën si poezinë, pra, e dorëzon – me kuptimin “që e lëmë pas” si diçka që jo se s’do ta kemi më, por e dhamë për të tjerë. Ëndrra është edhe dashuri, shpresë, vetë idealja, të shtrenjtat që mund të kemi dhe falja e saj është edhe akt lirie, i natyrshëm si ajo.

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty