Trishtil

Më thirr me emrin tënd

ALL1,200

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 7 Days warranty
  • Ship Only

Specifications

  • Faqe:: 280
  • Kopertina:: E butë
  • Përkthyes:: Arbër Selmani
  • Viti:: 2026

Klasik i menjëhershëm dhe një prej historive më të mëdha të dashurisë të kohës sonë.

"Më thirr me emrin tënd” është historia e një romance të papritur dhe të fuqishme që lulëzon mes një adole- shenti dhe një mysafiri veror në vilën e prindërve të tij ndanë shkëmbinjve në rivierën italiane. Të papërgatitur për pasojat e tërheqjes së tyre, në fillim secili sillet me shpërfillje. Por gjatë javëve të paqeta verore që pasojnë, rrymat e groposura e të pamëshirshme të fiksimit dhe frikës, mahnitjes dhe dëshirës, ua rrisin pasionin tek provojnë tokën e ngarkuar mes tyre. Ajo që rritet nga thellësia e shpirtrave të tyre është një romancë që zgjat thuajse gjashtë javë dhe një përvojë që i shenjon përjetë. Pasi ajo që ata të dy zbulojnë në rivierë dhe gjatë një mbrëmjeje të zjarrtë në Romë është ajo gjë të cilës të dy tashmë i druhen dhe mund të mos e gjejnë më kurrë: intimitet i plotë.
Manovrat psikologjike që e shoqërojnë tërheqjen rrallë janë kapur më me zgjuarsi sesa në elegjinë e sinqertë, josentimentale dhe dëshpëruese të Aciman-it ndaj pasionit njerëzor. "Më thirr me emrin tënd” është i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në fund, i paharrueshëm.

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty