Librari Artini

Ernesto Sabato - Rezistenca

ALL700
Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 3 Days warranty
  • Ship Only

Description

"Më parë, vdekja ishte demonstrimi i mizorisë së ekzistencës. Fakti që përçmonte dhe madje tallte luftërat e mia të përditshme prometeane. Sa mizore. Thosha që te vdekja do të më dorëzonin pos me ndihmën e ushtrisë. Kështu e shprehja vendimin tim për të luftuar deri në fund, për të mos u dorëzuar kurrë. Por tani që vdekja më është bërë fqinje, afërsia e saj po rrezaton tek unë një kuptim që s’e ka pasur kurrë; në këtë mbrëmje vere, historinë e asaj që kam jetuar e kam përpara, të shpalosur në duart e mia, dhe ka momente në të cilat kohët që i mendoja të çuara dëm kanë më shumë dritë sesa të tjerat të cilat i mendoja si sublime. Kam harruar hapësira të pamatshme të jetës por, nga tjetra anë, pulsojnë ende në duart e mia takimet, momentet e rrezikut dhe emrat e atyre që më kanë shpëtuar nga depresionet dhe hidhërimet. Gjithashtu emrat e juve që besoni në mua, që i keni lexuar librat e mi dhe që do të më ndihmoni të vdes." - pjesë nga libri.
 

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty