Kështjella është vepra më e bukur dhe, me gjasë, më e ndjeshme e Kafkes. Metamorfoza dhe Gjyqi janë të plota në thellësitë e veta dhe në trishtimet e komplikuara por asnjëra nuk godet zemrën e lexuesit me të njëjtën fuqi sikur vepra e fundit, e papërfunduar e Kafkës. Kështjella është historia e K-së, i cili proklamon veten si mbikëqyrës toke, dërguar nga i panjohur për një qëllim të panjohur, në kështjellën e madhësisë së panjohur. Çfarë K.-ja po përpiqet të gjejë, lexuesit i mbetet e panjohur. Në vend të nje narracioni që lëviz drejt një kënaqësie të një arritjeje, Kafka prezanton te lexuesi nje rrjet frustrimesh të K-së që kurrë s'del dot përtej rrethinës me borë të Kështjellës.
Customer reviews
Share your thoughts with other customers
Be the first one to write a review!
Accept cookies to make your browsing experience better.
Cookies policy