Librari Artini

Hajrullah Fejza - Seksualiteti i njeriut

ALL1,500
Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 3 Days warranty
  • Ship Only

Description

Libri në rend të parë ju dedikohet atyre që duan të mësojnë për seksualitetin e që vijnë nga fusha e shkencave mjekësore, psikologjike e sociale e pastaj edhe gjithë atyre njerëzve kureshtar e nevojtar për tu informuar në gjuhën e vet për seksualitetin duke filluar nga parahistoria e deri në ditët e sotme. Fillimi i punimit të këtij libri daton nga viti 2017 por motivimi për ta përfunduar erdhi pasi Kolegji UBT vendosi ta përfshij Seksualitetin Human në programin e studimit Bachelor.
Jam i bindur që disa nga pjesët e këtij libri mund të duken si jo të përshtatshme apo edhe të tepërta për një pjesë të lexuesve por kam menduar që të sjell informata të shumta e për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me seksualitetin duke qenë i vetëdijshëm se secili nga lexuesit do të gjej pjesën e vet të interesit duke injoruar thjeshtë ato që ju duken të panevojshme. Në të kundërtën, duke censuruar apo shmangur pjesë të caktuara libri nuk do ishte gjithëpërfshirës. Përzgjedhja e temave është bërë me një kujdes të veçantë duke patur parasysh nivelin e edukimit tonë si dhe plotësimin e kritereve për të qenë një libër i pranueshëm edhe në nivelin akademik. Një ecuri e zhvillimit të seksualitetit nga zanafilla e njeriut e deri te zhvillimet e fundit në fushën e shëndeti seksual duke shfrytëzuar rreth njëqind referenca shkencore dhe hulumtimet tona të bëra deri më tani paraqiten të sinkronizuara nëpër trembëdhjetë kapitujt e librit.
I vetëdijshëm se prindërit dhe fëmijët në moshën e tyre të hershme kanë nevojë të dinë për zhvillimin e trupit të tyre, sjelljet e ndryshme seksuale, flirtin, dashurinë, marrëdhënien seksuale, mbrojtjen nga shtatzënitë e hershme, infeksionet seksualisht të transmetueshme, pedofilinë, dhunën seksuale dhe seksin e sigurt jam përkujdesur që gjatë leximit në mënyrë të thjesht ti kuptojnë këto tema dhe të jenë në gjendje ti adresojnë dhe menaxhojnë ato me lehtësi. Shpresoj shumë që ky libër t’ju shërbejë për të mësuar ato gjëra për të cilat lexuesit kanë nevojë më shumë duke qenë i sigurt se të gjitha informatat e dhëna kanë mbështetje në evidencë të bazuar shkencore.
Të mësuarit për seksualitetin nuk e përshpejton në asnjë mënyrë fillimin e marrëdhënieve seksuale, përkundrazi pajisë më informata dhe këshilla që janë të dobishme për secilin. "Hajrullah Fejza”

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty