Librari Artini

Jonathan Haidt - Brezi i ankthit

ALL1,200
Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 3 Days warranty
  • Ship Only

Description

Brezi Z, siç quhet brezi i lindur pas vitit 1995, është i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm.

Fatkeqësisht, adoleshentët e këtij brezi kanë pësuar një rënie dramatike të shëndetit mendor: depresioni dhe ankthi po rriten në përmasa të jashtëzakonshme. Ata kalojnë orë të tëra të përhumbur në rrjetet sociale dhe shumë pak kohë duke përjetuar e prekur botën reale.

Kalimi nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja, në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Duke iu referuar kërkimeve të fundit, Jonathan Haidt na vë përballë krizës së shëndetit mendor të brezit Z dhe propozon katër rregulla të thjeshta e konkrete për prindërit, mësuesit, kompanitë teknologjike dhe qeveritë, me qëllim rikthimin e një fëmijërie më të shëndetshme dhe humane.

Ky libër i fuqishëm është një thirrje për veprim për këdo që ka në dorë të ardhmen e fëmijëve: prindër, arsimtarë, politikëbërës. E ardhmja e brezit të ri varet nga zgjedhjet që bëjmë sot.

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty