Plotëson gërvishtjet dhe mbron bojën e makinës nga lagështia dhe korrozioni.
Gërvishtjet e holla dhe të lehta ose ato që nuk kanë arritur deri tek stukoja e bojës, bëhen të padukshme duke e kaluar lapsin nga sipër.
Është universal dhe mund të përdoret për çdo lloj ngjyre të bojës.
Në gërvishtjet që ndodhen në skajet e ndryshme të mprehta, siç është buza e derës, lapsi funksionon si mbrojtës dhe nuk e maskon plotësisht të gërvishturën.
Mund të aplikohet edhe në pjesët plastike të lyera pastel dhe ato metalizato si parakolp, pasqyra, etj.
Rezistent ndaj larjes dhe përdorimit të produkteve luçiduese.
TIPARET TEKNIKE
Ngjyra transparente
Erë tipike
MËNYRA E PËRDORIMIT
Shkundeni lapsin pa e hequr kapakun e tij derisa të ndjeni se topi i vogël që është brenda tij të lëvizë dhe të zhurmojë lirshëm.
Shtypeni majën duke e vendosur mbi sipërfaqen e gërvishtur që do të trajtoni në mënyrë të përsëritur derisa të shikoni lëngun në majën e lapsit i cili kalon mbi gërvishtje.
Lëreni të thahet.
Mbylleni me kujdes lapsin pas përdorimit.
PARALAJMËRIME
Pastrojeni mirë zonën e gërvishtur që do të trajtohet para se të aplikoni lapsin.