Laps universal i projektuar për maskimin e gërvishtjeve dhe dëmtimeve të vogla të disqeve të gomave që mund të ndodhin pranë trotuareve ose në rrethana të tjera.
Në rastin e gërvishtjeve të gjëra dhe të thella, ndihmon në zbutjen e efektit negativ dhe për të mbrojtur sipërfaqen e dëmtuar.
Vjen në dispozicion në ngjyra të ndryshme dhe është i përshtatshëm për të gjithë llojet e disqeve.
FUSHAT E PËRDORIMIT
Përdoret tek disqet e makinave dhe motoçikletave, për të maskuar gërvishtjet dhe gërryerjet e vogla.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Pastroni shumë mirë nga çdo papastërti nga buzët e pjesës së gërvishtur.
Shkundeni mirë lapsin pa e hequr kapakun e tij derisa të dëgjoni që topi që është branda lapsit të lëvizë dhe zhurmojë lirshëm.
Shtypeni majën në mënyrë të përsëritur derisa ajo të lëngëzohet.
Prekni mbi të gërvishturën, pa e mbajtur majën të shtypur gjatë kalimit të lapsit.
Lëreni të thahet për 15 minuta dhe mos e lani ose lagni diskun brenda 24 orëve të ardhshme pas aplikimit.
Mbylleni me kujdes lapsin pas përdorimit.
Ju mund ta hiqni produktin që aplikuat me açeton, duke vepruar shpejt në mënyrë që të mos dëmtohet sipërfaqja ose boja e pa dëmtuar.
PARALAJMËRIME
MOS e aplikoni lapsin në pjesë të padëmtuara të diskut.
Pastrojeni shumë mirë zonën që do të trajtohet para se t’a aplikoni lapsin.
Mos e aplikoni në sipërfaqe të nxehta.
Mos e lani makinën në 24 orët e ardhshme pas aplikimit të lapsit në mënyrë që të merrni rezultatet e dëshiruara.
Ngjyra: E zezë MAT
Customer reviews
Share your thoughts with other customers
Be the first one to write a review!
Accept cookies to make your browsing experience better.
Cookies policy