Includes all taxes
Express Vac – Makinë profesionale për paketim me vakum
Express Vac është një makinë për paketim me vakum me sistem dopjo pompë, që garanton aspirim të fuqishëm, të qëndrueshëm dhe të shpejtë. Me presion aspirimi deri në -850 mBar (85 kPa) dhe dopjo shirit saldimi, ajo siguron mbyllje perfekte brenda pak sekondash, duke ruajtur ushqimin deri në 5 herë më gjatë krahasuar me metodat tradicionale.
Struktura prej çeliku inox i jep pajisjes qëndrueshmëri dhe një dizajn elegant, ndërsa ndarja për rrotullën, prerësi i integruar dhe tubi për enë vakumi e bëjnë të plotë dhe shumë praktike në përdorim.
Funksionet kryesore:
3 funksione: vulosje (seal), vakum, vakum për enë
Opsione: shpejtësi e lartë ose e ulët, vakum me impulse, zgjedhje për ushqim të thatë ose të lagësht
Sistem me dopjo pompë për aspirim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm
Dopjo saldim për mbyllje maksimale
Panel kontrolli me drita treguese funksionimi
Karakteristika teknike:
Forca aspiruese: -850 mBar (85 kPa)
Gjerësia maksimale e qeses: 31 cm
E përshtatshme për qese, rrotulla dhe enë vakumi
Vano për rrotull dhe prerës i integruar
Përfshin 1 rrotull 28 × 300 cm dhe tub për enë
Specifikime:
Fuqia: 165 W
Furnizimi me energji: AC 230V ~ 50/60Hz
Përmasat (Gjatësi x Lartësi x Thellësi): 39 x 10 x 20.5 cm
Pesha: 2.35 kg
Zgjidhja ideale për ruajtjen afatgjatë të ushqimeve, organizim më të mirë në kuzhinë dhe reduktim të mbetjeve ushqimore.
Share your thoughts with other customers