Nga pikturat e Rembrandt'it në art, "Bathsheba duke bërë banjë", e më tej në letërsinë perëndimore, janë shkruar dëshmi të ndjera të ngjashme. Si akush tjetër deri më tani, Mira ngjyen pendën me kurajë dhe përshkruan emancipimin e femrës shqiptare në përballje me jetën. Duke i hequr kornizën, nën lëkurën e saj Mira ndjen, shpreh, përjeton, duke ditur se për kë flet.
Prof. Mentor Petrela, Mjek neurokirurg
Libër që të përpin, që flet për dinjitetin në vuajtje. Me këtë libër, Mira Kazhani hapi një derë për një të nesërme tjetër, për këdo që përballet me vuajtjen, dhimbjen, jetën vetë.
Brunilda Zllami, mjeke dhe shkrimtare
Me një stil të sinqertë e që të çarmatos, Mira Kazhani rrëfen dimrin më të vështirë të jetës së saj. Ajo ka arritur t'u dhurojë lexuesve një reflektim origjinal për jetën dhe kuptimin e saj. Nuk është libër për sëmundjen aq sa një filozofi e përballje me hdumbjen. Ky libër është fëmija i Mirës
Ilva Tare, gazetare
Një rrëfim që merr zë nga thellësia e vetes dhe që flet në emër të të gjtihëve mbi dualizmin e të panjohura të mëdha, si njeriu dhe sëumndja, femra dhe identiteti, mjekësia dhe shoqëria. Përmes syve të Mirës, shoh dyzimin, dyshimin, dy-jetët e të gjitha grave që takoj çdo ditë të punës sime.
Share your thoughts with other customers