Përbërja speciale e bazuar në polimere dhe dyll silikoni të gjeneratës së re, ju lejon të merrni, me një aplikim të vetëm, mbrojtje të lartë dhe shkëlqim në sipërfaqen e trajtuar.
Produkti ushtron një veprim pastrues të fuqishëm falë veprimit të substancave mikroabrazive të zgjedhura posaçërisht të cilat eliminojnë parregullsitë e vogla nga sipërfaqet e lyera me bojë.
Produkti është i lehtë për t’u përdorur për luçidim të shpejtë dhe për mbrojtje të bojës.
Ai pasi është aplikuar formon një shtresë me shkëlqim e cila është rezistente ndaj agjentëve atmosferikë dhe larjes.
Rekomandohet që të përdoret 3 deri 4 herë në vit.
FUSHAT E PËRDORIMIT
E përshtatshme për luçidim dhe mbrojtje të çdo lloj boje.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Lajeni dhe thajeni trupin e makinës përpara se ta aplikoni pastën.
Hidhni një sasi të vogël të produktit në një pecetë pambuku dhe aplikojeni mbi sipërfaqen që dëshironi, duke kryer lëvizje rrethore.
Lëreni të thahet dhe fshijeni me një pecetë të butë, të pastër e të thatë mundësisht prej pambuku.
PARALAJMËRIME
Mos e aplikoni direkt nën rrezet e diellit ose në sipërfaqe të nxehta.