Includes all taxes
Multicooker/Multikuker ZANETTI PRO 6L 1000W është një riafirmim i standartit të lartë që Zanetti ka vendosur prej vitesh, përsa i përket prodhimit të multicooker/multikukerave. Ai sjell pranë konsumatorit shqiptar cilësinë, shijen dhe estetikën e pakrahasueshme italiane.
Me këtë pajisje ju mund të mbani ngrohtë në temperaturën e dëshiruar. Mund të gatuani oriz për 8-16’. Peshk për 5’, pjata në avull për 3-10’, zierje të ngadalta dhe supa për 20-40’.Mish për 12-30’, asule për 30-50’, pjekje të ngadalta me presion minimal për 1-6 orë. Pjekje të shpejta për 30-50’, skuqje në temperaturën që ju doni për 15-35’. Ai pjek ëmbëlsira për 30-50’.
Ajo që ky model sjell si të re në teknologjinë multicooking është paneli tërësisht digjital i Zanettit Pro Ky panel minimizon në ekstrem mundësinë për dëmtim të butonave mekanikë.
Falë dizenjimit inxhinierik, Zanetti Pro kursen deri në 70% të energjisë elektrike. Ena e jashtme prej gize të emaluar e mban nxehtësinë brenda pajisjes, ndërsa ena e brendshme 6 litroshe e arrin temperaturën dhe presionin e gatimit në minimumin e kohës.
Gjatë gatimit, pavarësisht se arrin temperatura dhe presione shumë të larta, multikukeri Zanetti Pro mbetet i ftohtë në sipërfaqjen e jashtme, përfshi edhe kapakun. Ky izolim perfekt bën që Zanetti Pro të ruajë 100% të vlerave ushqimore. Ai nuk lëshon asnjë aromë dhe nxehtësi në ambient, duke e bërë kësisioj ideal për gatime në ambiente të mbyllura. Zanetti Pro është i sigurt, falë kapakut të dyfishtë që eviton 100% bllokimet dhe sistemit me dy valvula shkarkimi dhe sigurie.
Ekrani i madh led, e bën përdorimin e Zanetti Pro shumë të kollajtë. Ai vjen tek ju me manual shqip dhe garanci 1 vjeçare. Edhe pas mbarimit të garancisë kjo pajisje mbulohet me pjesë këmbimi dhe servis profesional pa afat. Pajisja përfshin një lugë dhe gotë për masat e gatimit.
Share your thoughts with other customers