Includes all taxes
Ky abazhur prej qelqi Murano me shkëlqim të bukur ekzotik do të jetë një vlerë e shtuar në arredimin e ambientit tuaj!
Drita që rrjedh nga xhami me ngjyrë do ta shndërrojë ambientin tuaj në një ambient relaksues. Qelqet Murano shkëlqejnë nga çdo kënd, duke krijuar efektin e shkëlqyer të dritës si ylber. Kjo i jep atmosferë ekzotike ambientit tuaj.
Ajo që e bën qelqin Murano kaq të veçantë është historia dhe metodat e krijimit të tij. Është i famshëm në mbarë botën për cilësinë e tij të pashoqe, gamën e shkëlqyer të ngjyrave. Ai prodhohet me dorë me mjeshtëri të patejkalueshme artizanale.
Ky abazhur është prodhuar në Greqi nga mjeshtra artizanë me eksperiencë shumë vjeçare. Materiali kryesor i serise F1078 është qelqi Murano, i famshëm në botë, inoksi special, me fije çeliku për lidhjen e pjesëve përbërëse të abazhurit.
Ai është perfekt për dhomë ndenjeje, dhomë gjumi, dhomë ngrënie, bar, restorant, hotel, zyra etj.
Share your thoughts with other customers