Enë Multikukeri/Multicooker 5.5L Inoks Italian18/10 CrNi ZANETTI

ALL3,990

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Specifications

  • Garancia: Eko, 24 muaj
  • Marka: ZANETTI

Enë Multikukeri/Multicooker 5.5L Inoks Italian rrit standartin e gatimit, sigurinë dhe shijen. Me të drejtë, multikukerat/multicooker me enë inoksi , fillimisht të prezantuar në tregun shqiptar nga Zanetti u konsideruan nga specialistët e tregut dhe nga klientët si zgjidha e një sërë problemesh.

Së pari, sa kohë që nuk eksiston asnjë enë e brendshme jongjitëse e cila mund të performojë për një kohë shumë të gjatë me të njëjtin standard, sado të kujdesshëm që të jeni me të, Enë Multikukeri/Multicooker 5.5L Inoks Italian është e vetmja zgjidhje, pavarësisht se mund të kushtojë pak më shumë. Siç dihet, kur ena antigjitëse gërvishet deri në shtresën e fundit (astarin) ajo mund të lëshojë në ushqim substanca të dëmshme.

Efekti afatgjatë negativ i këtyre substancave për shëndetin tashmë është i provuar. Nëse gatuani me një enë jongjitëse të gërvishur, NDERROJENI SA ME SHPEJT! Që ky të jetë ndërrimi i fundit i enës së brendshme ne ju rekomandojmë, Enë Multikukeri/Multicooker 5.5L Inoks Italian të standardit më të lartë SUS304, krom dhe nikel, nga ZANETTI për disa arsye:

  • ruan shijen origjinale të gatimit,
  • është më higjienike, sepse pastrohet më mirë dhe lehtësisht,
  • nuk leshon kimikate ne ushqim gjate gatimit apo mbajtjes ngrohtë të tij,
  • është rezistente ndaj gërvishjeve dhe proceseve të gatimit ku është e nevojshme shuarja e mishit apo perimeve me lëngje me temperaturë të ulët,
  • mund të performojë dhjetëra vjet me të njëjtin standart gatimi,
  • është më eficiente nga pikëpamja energjitike sepse ngrohet më shpejt,
  • arrin temperatura dhe nivele presioni më të larta se enët jongjitëse,
  • specifikisht KJO enë inoksi nuk ngjit dhe nuk e djeg ushqimin falë fundit të trefishtë.
  • mund të përdoret edhe më vete si tenxhere e thjeshtë
Enë e brendshme për çdo model multikukeri
Volumi: 5.5 Litra
Materiali: inoks ushqimor Zanetti, 18/10, stainless steel, SUS304
Diametri: 24cm
Lartësia: 15.6 cm

 

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty