Fshesa larëse për tapiceri Sokany SK-13065 është një zgjidhje e shkëlqyer për pastrim të thatë dhe të lagësht në ambientet e brendshme të shtëpisë suaj. Me fuqinë e saj prej 450 W dhe thithjen intensive, kjo pajisje arrin të pastrojë thellësisht deri në 70 mm, duke hequr pluhurat dhe mbetjet edhe nga cepat dhe sipërfaqet më të vështira si tapiceria, dyshemetë, divanet apo edhe pjesët e interiorit të makinës.
Përdorimi i fshesës Sokany SK-13065 është shumë i thjeshtë falë tubit teleskopik dhe mundësisë për rregullimin e fuqisë direkt në trupin e saj, që ju lejon të punoni në hapësira të ndryshme me komoditet dhe kontroll maksimal. Nisja e butë e motorit dhe sistemi i mbrojtjes nga mbinxehja garantojnë një përdorim të sigurt dhe të qëndrueshëm për periudha të zgjatura, duke e bërë fshesën perfekte për përdorimin e përditshëm në shtëpi, kuzhinë apo në makinë.
Me një rezervuar uji prej 1.8 litrash që është i lëvizshëm dhe mund të shtohet me ujë sipas nevojës, fshesa mund të përdoret edhe për mbledhjen e lëngjeve, duke e bërë shumëpraktike për pastrime të ndryshme. Funksioni i fryrjes dhe filtër HEPA për pastrim të imët të daljes së ajrit rrisin performancën e pajisjes, duke siguruar një ambient të pastër nga pluhurat dhe alergjenët. Treguesi i mbushjes së mbledhësit të pluhurit ndihmon në kontrollin e kapacitetit dhe mirëmbajtjen e lehtë të fshesës.
Share your thoughts with other customers