Includes all taxes
Grill – zgarë elektrike Lavica Inox G10185 është një pajisje e fuqishme dhe shumëfunksionale për gatim të shëndetshëm, pa vaj dhe pa yndyrna të shtuara. Falë pllakave me veshje efekt guri, gatimi është natyral, uniform dhe ushqimi nuk ngjitet, duke ruajtur shijen dhe lëngjet e tij.
Kjo zgarë elektrike është e pajisur me dy pllaka të mëdha të valëzuara, të çmontueshme. Shumë rezistente ndaj nxehtësisë dhe jashtëzakonisht të lehta për t’u pastruar. Sirtari i integruar për mbledhjen e vajrave dhe yndyrnave. Ndihmon në largimin e lëngjeve gjatë gatimit, duke garantuar ushqime më të lehta dhe më të shëndetshme.
Lavica Inox ofron 3 mënyra përdorimi, duke e bërë një pajisje shumë praktike për çdo kuzhinë. Mund të përdoret plotësisht e hapur për grilimin e perimeve dhe peshkut, në pozicion gjysmë të hapur si bistekierë kontakti, ose plotësisht e mbyllur për përgatitjen e sanduiçëve, panineve, hamburgerëve dhe paninëve amerikanë.
Falë termostatit të rregullueshëm, ju keni kontroll të plotë mbi temperaturën e gatimit, ndërsa spiet treguese ju informojnë kur pajisja është në punë dhe kur ka arritur temperaturën e dëshiruar. Maniglia e gjerë anti-djegie siguron përdorim të sigurt në çdo moment.
Trupi prej çeliku inox i jep pajisjes qëndrueshmëri, jetëgjatësi dhe pamje profesionale.
Grill / zgarë elektrike për gatim shtëpiak
Pllaka anti-ngjitëse me efekt guri për gatim pa yndyrë
Dy pllaka të mëdha, të valëzuara dhe të çmontueshme
Përmasa pllakash: 29 × 23 cm
Hapje a libër dhe përdorim në 3 pozicione
Termostat i rregullueshëm për kontroll temperature
Sirtar për mbledhjen e vajrave dhe yndyrnave
Spie për funksionim dhe arritje temperature
Maniglië e gjerë anti-djegie
Furnizimi me energji: AC 220–240V ~ 50–60Hz
Fuqia: 2200 W
Përmasat (L × H × P): 34 × 14.5 × 38 cm
Pesha: 3.6 kg
Marka: G3 Ferrari
Share your thoughts with other customers