Includes all taxes
Multicooker/Multikuker 6L Guri HÖFFMAN 1000W përdoret si tenxhere presioni dhe si tenxhere e zakonshme. Me këtë pajisje ju mund të mbani ngrohtë deri në 24 orë gatimet tuaja. Mund të gatuani vakte të tëra në avull për 10-30’, të gatuani oriz me dy programe për oriz të shkoqur ose pilaf tradicional sipas preferencës tuaj për 8-25’.
Polenta ose makarona për 1-8’, fasule për 30-50’, pulë për 15-30’.Mund të skuqni nga perimet që doni të përgatisni për gatim deri tek mishi për 20-40’, të piqni kek për 18-32’. Një program shtesë i Multicooker/Multikuker 6L Inoks HÖFFMAN 1000W është edhe program Firewood Meal, i cili bën gatime si me dru. Edhe bërja e kosit dhe fermentimet janë të mundura me Höffman.
Falë konstruktit cilësor, Multicooker/Multikuker 6L HÖFFMAN kursen deri në 70% të energjisë. Ena e jashtme prej gize të emaluar e mban nxehtësinë brenda pajisjes, ndërsa ena e brendshme 6 litroshe prej inoksi ushqimor 18/10, i cilësisë më të lartë SUS304, falë fundit të trefishtë induktiv e arrin temperaturën dhe presionin e gatimit në minumumin e kohës.
Gjatë gatimit, pavarësisht se arrin temperatura dhe presione shumë të larta, multikukeri Höffman mbetet i ftohtë nga jashtë. Ky izolim perfekt bën që multikukeri të ruajë 100% të vlerave ushqimore. Ai nuk lëshon asnjë aromë dhe nxehtësi në ambient, duke e bërë kësisioj ideal për gatime në ambiente të mbyllura.
Multicooker/Multikuker 6L Inoks HÖFFMAN është i sigurt, falë kapakut të dyfishtë që eviton 100% bllokimet dhe sistemit me dy valvula shkarkimi dhe sigurie.
Share your thoughts with other customers