Lavatrice VIVAX Inverter WFL-141012CI është një lavatriçe moderne me kapacitet të madh 10 kg, e përshtatshme për familje të mëdha që kërkojnë efikasitet dhe komoditet në çdo larje. Me motor Inverter të qetë dhe ekonomik, kjo lavatrice kursen energji dhe zgjat jetën e pajisjes.

Falë klasës së energjisë A, garanton performancë të lartë me konsum minimal elektrik. Shpejtësia e centrifugimit arrin deri në 1400 rpm, duke tharë rrobat më shpejt dhe më mirë.
Programi “Larje e shpejtë 15 minuta” është ideal për veshje të lehta, ndërsa programi “Avull” ndihmon në dezinfektimin e rrobave dhe eliminimin e baktereve. Funksioni Drum Clean pastron kazanën në mënyrë automatike, duke ruajtur higjienën dhe freskinë e brendshme.
Përdorimi është i thjeshtë përmes ekranit LED dhe çelësit rrotullues që lejon zgjedhjen e shpejtë të programeve. Me mundësinë për vonesë të larjes dhe rregullim të temperaturës, gjithçka përshtatet sipas nevojës së përdoruesit.
Specifikime teknike:
Kapacitet: 10 kg
Shpejtësia e centrifugimit: 1400 rpm
Lloji i motorit: Inverter
Numri i programeve: 12
Ekran: LED + panel komandimi rrotullues
Programe: Pambuk, ECO 40–60°C, Larje e përzier, Larje e shpejtë 15’, Veshje sportive, Larje 20°C, Artikuj të mëdhenj, Lesh, Rroba delikate për fëmijë, Delikate, Centrifugim, Shpëlarje & centrifugim, Avull
Funksione shtesë: Drum Clean, Paralarje, Vonim i larjes, Rregullim temperature
Zhurma gjatë centrifugimit: 76 dB
Klasa e energjisë: A
Ngjyra: E bardhë
Përmasa (cm): 59.5 × 85 × 60
Pesha: 73 kg
Furnizimi me energji: 220–240 V AC
Manual në shqip
Garanci 3 vjet nga VIVAX
Share your thoughts with other customers