Includes all taxes
Raft Shumefunksional/Portmanto Metalike IS122235 me një dizajn industrial në modë është super funksional për të ruajtur të gjitha veshjet dhe çantat tuaja të përdorimit të përditshëm. Por gjithashtu ai mund të përdoret si raft në sallon, dhomë gjumi, banjë ose në zyrë. Raftet e poshtme i japin raftit dhe stabilitet të shtuar, përveçse ofrojnë hapësirë për këpucë, çizme, shporta dhe çanta, çadra, kuti etj.
Ai mund të mbajë gjithçka që ju nevojitet në një vend në të cilin e keni kollaj. Metali i bazës nuk ndryshket, ndërsa boja speciale elektrostatike e qëndrueshme e mbron atë nga gërvishtjet. Kjo garanton që produkti do të ruajë pamjen e tij origjinale. Rafti mund të fshihet me një leckë të lagur për të hequr pluhurin dhe papastërtitë herë pas here.Nëse është e nevojshme, raftet gjithashtu mund të pastrohen me një sfungjer dhe ujë të ngrohtë për të hequr çdo njollë.
Produkti dorëzohet i pamontuar me udhëzime montimi. Montimi i tij është shumë i lehtë dhe i thjeshtë dhe nuk ka nevojë për asnjë vegël. Kënaqësia e klientit ESHTE e garantuar me raftet tona. Ndërtimi me cilësi të lartë dhe standardet strikte të kontrollit të cilësisë sigurojnë përdorim të besueshëm dhe afatgjatë.
Kombinojini ato me gamën e gjerë të rafteve, zbukurimeve, abazhurëve, serviseve dhe pajisjeve të tjera për një shtëpi komode dhe estetikisht të përsosur!
Share your thoughts with other customers