Robot Mikser VIVAX RM-71800WH 7Litra është zgjedhja perfekte për çdo kuzhinë moderne që kërkon fuqi, elegancë dhe saktësi. Me motor të fuqishëm 1800W, ky përzierës robotik ofron performancë profesionale për përgatitje të ndryshme — nga brumërat e fortë për bukë e pica, deri te kremrat e butë për ëmbëlsira.
Falë 6 shpejtësive të rregullueshme dhe funksionit Turbo Pulse, ju mund të kontrolloni plotësisht ritmin e përzierjes sipas nevojës. Mikseri vjen me një set të plotë aksesorësh. Rrahës për pana, mikser për krem dhe spiral për brumë, që e bëjnë shumëfunksional dhe praktik për çdo recetë.
Kapaku transparent mbron nga spërkatjet dhe përfshin një hapje për shtimin e përbërësve gjatë përgatitjes. Duke kursyer kohë dhe duke ruajtur pastërtinë e sipërfaqes së punës.
Trupi me pamje Ribbed Inox i jep një dizajn modern dhe elegant. Ndërsa kombinimi i çelikut inox me plastikë të fortë siguron qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi. Me përmasa kompakte (41.2 x 33.9 x 24.7 cm) dhe peshë vetëm 4.9 kg, ai përshtatet lehtësisht në çdo hapësirë kuzhine.
Robot Mikser VIVAX RM-71800WH punon me tension 220–240V / 50–60Hz dhe ka konsum shumë të ulët në gjendje “off” (vetëm 0.42W). Fuqia e lartë, ndërtimi i qëndrueshëm dhe kontrolli i saktë e bëjnë ideal për përdoruesit që kërkojnë rezultate profesionale në kushte shtëpie.
Fuqia: 1800W
Shpejtësi: 6 + Turbo Pulse
Aksesorë: rrahës, mikser kremi, mikser brumi
Kapak transparent me hapje për përbërës
Material: plastike + çelik inox
Ngjyrë: Ribbed / Inox
Përmasa: 41.2 × 33.9 × 24.7 cm
Pesha: 4.9 kg
Furnizim: 220–240V / 50–60Hz
Konsum “Off”: 0.42W
Share your thoughts with other customers