DSP Professional

Shtrydhëse frutash/perimesh/Power Juicer KJ3043 DSP Professional

ALL4,800

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Specifications

  • Marka: DSP

Shtrydhëse frutash/perimesh/Power Juicer KJ3043 DSP Professional është e lehtë për t'u përdorur dhe ergonomike. Ajo do të bëhet aleati juaj i preferuar i përditshëm për një jetë të shëndetshme. Ju do të keni lehtësisht dhe shpejt lëngje të shijshme frutash dhe perimesh.

Kjo Shtrydhëse frutash/perimesh/Power Juicer KJ3043 DSP Professional falë fuqisë së saj prej 250 W dhe shpejtësisë së centrifugimit nxjerr deri 90% të lëngut nga frutat dhe perimet. Gjithashtu numri i lartë i xhirove që gjeneron motori i fuqishëm prej bakri të pastër bën që përgatitja e lëngjeve për gjithë familjen të jetë çështje minutash.

Pastrimi i pajisjes bëhet shumë kollaj falë dizenjimit inxhinierik të saj, ku të gjitha pjesët shkëpuetn dhe rivendosen në pozicionin e tyre gati për punë vetëm me një lëvizje dhe pa ushtruar fare forcë. Shkalla e lartë e nxjerrjes së lëngut tek kjo shtrydhëse shkon deri në 74% për mollët dhe 46% për karrotat.

Ky Power Juicer është ideal për përgatitjen e lëngut ABC (Aple, Beet, Carrot). Ai bëhet me tre përbërës kryesorë: mollë, panxhar dhe karotë.

Cilat janë përfitimet e tij? Mund të përmirësojë tretjen, të forcojë sistemin imunitar, të detoksifikojë trupin, të përmirësojë funksionin e mëlçisë dhe të ushqejë lëkurën me vitaminat e domosdoshme për një pamje të shëndetshme. Këtyre tre përbërësve bazë ju mund t’i shtoni edhe përbërës të tjerë. Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni p.sh seleri , xhinxher, spinaq ose kastravec etj duke e bërë këtë lëng aleatin më të fortë të shëndetit tuaj. Jo më kot nutricionistët e quajnë këtë lëng edhe lëngu i jetës.

Ajo do të bëjë të mundur që në pak minuta, e gjithë familja ta fillojë ditën me shije, me energji dhe imunitet të shtuar.

Karakteristikat:
  • Fuqia: 250 W
  • Motori: motor bakri të pastër
  • Enë lëngu 0.3 L
  • Enë mbetjesh 1 L
  • Nivel zhurme i ulët
  • Pjesë të çmontueshme lehtësisht për pastrim të kollajshëm
  • Mbrojtje nga mbinxehja
  • Me këmbë kundër rrëshqitjes
  • Aksesorë: një shufër shtytëse, një furçë pastrimi

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty