Includes all taxes
Tenxherja dhe tava jongjitëse ILO® përmban 3 shtresa jongjitëse, një bazë të rëndë që ndihmon në shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë dhe dy kapakë. Një prej qelqi të temperuar dhe një nga i njëjti material si tava. Ky kapak mund të përdoret edhe vetë si një tavë e vogël.
Veshjet antingjitëse prej graniti premium bëhen me metodën e spërkatjes, duke mbyllur të gjitha poret. Si rezultat enët edhe pas përdorimit të zgjatur duken dhe sillen si të reja, duke mbajtur të paprekura vetitë e tyre jo ngjitëse, për pastrim të lehtë. Sipërfaqja jo ngjitëse është e përforcuar me copëza graniti dhe minerale natyrale që e bëjnë atë edhe më të qëndrueshme si guri.
Tapa e kapakut mund të mbushet me lëng i cili pikon ngadalë brenda tavës dhe kjo nuk lejon asnjëherë që gatimi të thahet.
Përpara përdorimit të parë rekomandohet larja me ujë të ngrohtë, me lëng larës dhe një sfungjer të butë. Shmangni sfungjerët metalikë, telat dhe pastruesit e ashpër.
Share your thoughts with other customers