Multicooker/Multikuker ZANETTI PRO 6L guri 1000W

ALL8,000

Includes all taxes

Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Specifications

  • Garancia: 12 muaj
  • Marka: Homeshop

Multicooker/Multikuker ZANETTI PRO 6L 1000W është një riafirmim i standartit të lartë që Zanetti ka vendosur prej vitesh, përsa i përket  prodhimit të multicooker/multikukerave. Ai sjell pranë konsumatorit shqiptar cilësinë, shijen dhe estetikën e pakrahasueshme italiane.

Multicooker/Multikuker ZANETTI PRO 6L 1000W, falë mundësisë unike për të ndryshuar temperaturën (nga 30 deri 160 °C), mund të përdoret si slow cooker (gatim i ngadaltë).  Gjithashtu si fritezë, si pajisje për gatim në avull, si gatues orizi, si sterilizues. Ai përdoret  si tenxhere presioni dhe si tenxhere e zakonshme.

Me këtë pajisje ju mund të mbani ngrohtë në temperaturën e dëshiruar. Mund të gatuani oriz për 8-16’. Peshk për 5’, pjata në avull për 3-10’, zierje të ngadalta dhe supa për 20-40’.Mish për 12-30’, asule për 30-50’, pjekje të ngadalta me presion minimal për 1-6 orë. Pjekje të shpejta për 30-50’, skuqje në temperaturën që ju doni për 15-35’. Ai pjek ëmbëlsira për 30-50’. Programi inovativ Brown (skuqje e lehtë) do t’ju lejojë të skuqni perimet e gjellës. Pa pasur merak se ju digjen edhe kur i harroni pak më tepër në zjarr. Gjithashtu një buton i dedikuar për gatimin e ngadaltë (Slow Cook) do ta bëjë edhe më të thjeshtë gatimin tuaj.

Ajo që ky model sjell si të re në teknologjinë multicooking është paneli tërësisht digjital i Zanettit Pro Ky panel minimizon në ekstrem mundësinë për dëmtim të butonave mekanikë.

Falë dizenjimit inxhinierik, Zanetti Pro  kursen deri në 70% të energjisë elektrike. Ena e jashtme prej gize të emaluar e mban nxehtësinë brenda pajisjes, ndërsa ena e brendshme 6 litroshe e arrin temperaturën dhe presionin e gatimit në minimumin e kohës. Gjatë gatimit, pavarësisht se arrin temperatura dhe presione shumë të larta, multikukeri Zanetti Pro mbetet i ftohtë në sipërfaqjen e jashtme, përfshi edhe kapakun. Ky izolim perfekt bën që Zanetti Pro të ruajë 100% të vlerave ushqimore. Ai nuk lëshon asnjë aromë dhe nxehtësi në ambient, duke e bërë kësisioj ideal për gatime në ambiente të mbyllura. Zanetti Pro është i sigurt, falë kapakut të dyfishtë që eviton 100% bllokimet dhe sistemit me dy valvula shkarkimi dhe sigurie.

Ekrani i madh led, e bën përdorimin e Zanetti Pro shumë të kollajtë. Ai vjen tek ju me manual  shqip dhe garanci 1 vjeçare. Edhe pas mbarimit të garancisë kjo pajisje mbulohet me pjesë këmbimi dhe servis profesional pa afat. Pajisja përfshin një lugë dhe gotë për masat e gatimit.

  • Fuqia:1000w
  • Volumi i enës së brendshme: 6 litra
  • Materiali i enës së brendshme: alumin i derdhur jongjites
  • Paneli i komandave me prekje
  • Paneli i jashtëm inoks dhe plastikë polimere
  • Kapak i dyfishtë
  • Programe standard: 18
  • Mbajtje ngrohtë 24 orë
  • Rregullim temperature nga 30-160℃
  • Timer për programim se kur doni të fillojë gatimi deri 24 orë
  • Rregullim manual i çdo programi sipas dëshirës
  • Manual  shqip
  • Garancia: 12 muaj
  • Mbulim me pjesë këmbimi dhe servis pa afat.

 

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty