"Vera më e bukur e jetës sonë" ndërthur besimin dhe shpresën në një rrëfim mbi stinët e jetës, miqësisë dhe ato të dashurisë."
- Lisa Wingate, autorja nr. 1 në listën e librave më të shitur të New York Times, "The Book of Lost Friends".
Njëzet vjet më parë, vera e vitit '77-të pritej të ishte
vera më e bukur e jetës së Samēr Uajlldit. Ajo dhe miket e saj të ngushta, Springu, Otumni dhe Snou, të njohura me emrin Four Seasons, kishin plane të mëdha për jetën krah njëra-tjetrës.
Por ato plane nuk u jetësuan kurrë. Pas një shakaje adoleshentësh që mori për keq, vajzat u gjendën në një autobus drejt Tambëlluidit në Oklahoma, thënë ndryshe drejt Kurrkundit, për t'i kaluar tetë javët e verës si këshilltare në një kamp veror. Të katërta mbërritën aty me sekrete të fshehura dhe frikëra të mbytura, dhe për pasojë, gjërat që ndodhën gjatë atyre dy muajve e ndryshuan përgjithmonë miqësinë, jetën dhe të ardhmen e tyre.
Tashmë, Samēri tridhjetë e ca vjeçe, gjendet në udhëkryq. Kur banda e saj e fundit muzikore e braktis në një motel në Tulsa, ajo detyrohet të përballet me hijet e së shkuarës.
Me t'u kthyer në vendin ku gjithçka ndryshoi njëzet vjet më parë, ajo kupton se Tambëlluidi nuk është thjesht një qytet të cilin ajo nuk kishte dashur ta shihte më kurrë. Përkundrazi, ai kthehet në një vend shërimi, pajtimi mes së shkuarës dhe së tashmes, dhe më së fundmi, një vend ku ajo arrin të dëgjojë zërin e dashurisë.
"Rachel Hauck vendos standardin e artë në letërsinë frymëzuese. Vera më e bukur e jetës sonë" është një roman nostalgjik mbi miqësinë, dashurinë dhe zgjedh-jet që formësojnë një jetë".
Share your thoughts with other customers