Robert C. Austin (1964) është profesor në Qen-drën për Studime evropiane, ruse dhe evroazia-tike (Centre for European, Russian, and Eurasian Studies) në Shkollën e Munkut për Çështje Globale (Munk School of Global Affairs), të Uni-versitetit të Torontos në Kanada, ku gjithashtu bën koordinimin e programit universitar të Stu-dimeve evropiane si dhe të programit të studi meve hungareze. Në të kaluarën, Austin ishte korrespondent i Radios "Evropa e Lirë"/Radio "Liberty" në Tiranë; korrespondent i Grupit "Economist" për botime në Sllovaki dhe gazetar i Korporatës Transmetuese Kanadeze (Canadian Broadcasting Corporation) në Toronto. Boton shkrime në mediume kanadeze dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht u ligjëron studentëve të shkallës së dytë dhe të tretë të Universitetit të Toron-tos per politikën dhe historinë e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Customer reviews
Share your thoughts with other customers
Be the first one to write a review!
Accept cookies to make your browsing experience better.
Cookies policy