Spray ideal për shkrirjen dhe eliminimin e shpejtë të akullit nga xhami i përparëm dhe nga dritaret e makinës duke lejuar kështu shikueshmëri të përsosur.
Është gjithashtu i përshtatshëm për heqjen e akullit dhe zhbllokimin e dyerve dhe çelësave të ngrirë.
Produkti gjithashtu i mban gominat izoluese (të xhamave dhe dyerve) elastike edhe në temperaturat më të ulta.
Nëse sprucohet në xham para rënies së temperaturave, ai parandalon formimin e akullit.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Sprucojeni në xhamin e ngrirë nga një distancë prej 20-30 cm.
Shtresa e akullit do të shkrihet menjëherë.
Në rast se shtresa e akullit ka një trashësi të madhe, sprucojeni me shumicë solucionin dhe lëreni disa minuta për të vepruar derisa akulli të bëhet i butë.
Akulli pastaj mund të largohet edhe duke përdoruar edhe fshirëset e xhamit.