Termofor Elektrik IMETEC për qafë dhe shpatulla
Jastëk ngrohës ergonomik për zonën e qafës dhe shpatullave, i projektuar për të ofruar një "përqafim” të ngrohtë që ndihmon në lehtësimin e tensioneve muskulore, stresit dhe dhimbjeve në zonën cervikale.
Ngrohje e përqendruar për qafë dhe shpatulla
Forma anatomike mbulon në mënyrë perfekte zonën e qafës dhe shpatullave, duke shpërndarë nxehtësinë në mënyrë uniforme dhe duke e përqendruar aty ku keni më shumë nevojë.
Sistemi i mbylljes me ngjitje (velcro) lejon rregullim të personalizuar. Dizajni është krijuar për përshtatje maksimale në trupa të ndryshëm (Perfect Fit), duke siguruar komoditet gjatë përdorimit, edhe gjatë punës apo aktiviteteve të përditshme.
Material i butë dhe komod
-
Shtresë e jashtme në mikro-pelush të ngrohtë
-
Shtresë e brendshme në felpë
-
Anallergjik dhe që merr frymë
-
I larëshëm për mirëmbajtje të lehtë
Teknologjia Intellisense®
Falë teknologjisë italiane Intellisense®, termofori:
-
Nxehet brenda 5 minutash
-
Ofron 5 nivele temperature
-
Monitoron temperaturën 50 herë në sekondë
-
Përshtatet automatikisht sipas mënyrës së përdorimit
Pasi arrihet temperatura e zgjedhur, përdor vetëm energjinë e nevojshme për ta ruajtur atë, duke garantuar konsum shumë të ulët (vetëm disa cent për rreth 3 orë përdorim).
Siguri maksimale
-
Sistem sigurie Electro Block® që ndërhyn menjëherë në rast anomalie
-
Fikje automatike pas 3 orësh
Mund ta përdorni me qetësi të plotë, duke shijuar një ndjesi relaksuese dhe të qëndrueshme të ngrohtësisë.
Specifikime teknike
-
5 nivele temperature
-
Ngrohje e shpejtë (gati për 5 minuta)
-
Fikje automatike pas 3 orësh
-
Teknologjia Intellisense®
-
Sistem sigurie Electro Block®
-
Material mikro-pelush + felpë
-
I larëshëm
Një zgjidhje ideale për lehtësimin e tensioneve në qafë dhe shpatulla, me ngrohje inteligjente, komoditet maksimal dhe siguri të avancuar.