Blemish Shower Gel është një formulë aktive në trajtë shkume, jo irrituese që kontrollon dhe parandalon shpërthimet e akneve në shpinë, gjoks dhe krahë.
Shërben për pastrimin e trupit, në këtë mënyrë rregullon prodhimin e sebumit, parandalon rishfaqjen e njollave, qetëson lëkurën e irrituar ose të skuqur, balancon mikrobiomën dhe rrit nivelet e hidratimit të lëkurës.
I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, akneike, me pore të bllokuara dhe pika të zeza si dhe lëkurë sensitive.
Trajton aknet pavarësisht moshës si tek adoleshentët ashtu edhe tek të rriturit.
Meqenëse lëkura e yndyrshme e prirur ndaj akneve ka sebum të tepërt dhe jo ujë, mund të dehidratohet lehtësisht, për këtë arsye është shmangur përdorimi i agjentëve të ashpër të pastrimit që e “thajnë” atë dhe krijojnë një cikël vicioz të mbisekretimit të sebumit, ndërsa janë shtuar agjentë hidratues për balancimin e barrierës së epidermës.
Ka një aromë të këndshme grapefruit-i, jo komedogjenik, pa paraben, gluten dhe silica.
I testuar dermatologjikisht, nuk është testuar në kafshë. I përshtatshëm për veganët.
Customer reviews
Share your thoughts with other customers
Be the first one to write a review!
Accept cookies to make your browsing experience better.
Cookies policy