Seti Beeauty Buzz Hydration ju ofron 2 herë më shumë hidratim për lëkurën tuaj. Ai përmban Aqua Beelicious Comfort Hydrating Cream –Light Texture i cili ju ofron hidratim dhe freski të menjëhershme dhe një produkt dhuratë Aqua Beelicious Refreshing Hydrating Booster per nje trajtim 15 ditor që do të rigjallërojë lëkurën tuaj.
Xhel-krem i lehtë i formuluar me mjeshtëri me një miks lulesh të cistusit, irisit, trëndafilit të egër dhe mjaltit, të gjithë përbërës super-hidratues për të rimbushur menjëherë rezervat e butësisë së lëkurës. Përbërje pa vaj, ideale për lëkura mikse dhe të yndyrshme.
- Ofron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë.
- Ribalancon yndyrën e lëkurës duke ofruar një efekt mat.
- Ofron mbrojtje antioksiduese dhe mbrojtje kundër agresorëve mjedisorë.
- Krijon një bazë perfekte për make-up.
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose mbrëmje në fytyrë të pastër, duke shmangur zonën e syve.
Booster me teksturë ujë-xheli, i formuluar me një miks lulesh të cistusit, irisit, trëndafilit të egër dhe mjaltit, të gjithë përbërës super-hidratues, për të rimbushur menjëherë rezervat e lëkurës.
- Ofron një hidratim dhe freski afatgjatë, edhe në kushte ekstreme mjedisore (para dhe pas ekspozimit në diell, të ftohtë, erë) me ekstrakt lulesh, mjaltë, aloe dhe acid hialuronik.
- Ribalancon dhe qetëson lëkurat e ndjeshme (skuqje, irritime) me prebiotikë.
- Forcon lëkurën kundër agresorëve mjedisorë duke siguruar një lëkurë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar.
- Rigjallëron lëkurën falë vajit esencial të trëndafilit
Uji në këtë përbërje është zëvendësuar nga një infuzion antioksidant i trëndafilit të egër.
Hidhni disa pika në fytyrën e pastruar dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet.