U4 PHARMA

Curasept – Pastë dhëmbësh ADS 705 (CHX 0.05 + Fluor 0.05)

ALL668
Quantity
Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 5 Days warranty
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Description

Përshkrimi i produktit

Pastë dhëmbësh me 0,05% Klorheksidinë dhe 0,5% Fluor siguron një higjenë të mirë të gojës për një trajtim kundër pllakave dhe kundër kariesit me një veprim rimineralizues.

Pasta e dhëmbëve Curaspet ADS me 0,05% Klorheksidine është krijuar për të siguruar higjenën maksimale të gojës falë veprimit kundër pllakave dhe ri-mineralizimit që përmirëson mirëqenien e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Mbron mishrat e dhëmbëve dhe smaltin e dhëmbëve. Fluori rimineralizon smaltin e dhëmbëve duke parandaluar demineralizimin dhe rrit rezistencën ndaj kariesit duke penguar enzimat e baktereve.

Curasept ADS është ideale dhe për personat që mbajnë aparate ortodontike.

Pasta e dhëmbëve e krijuar nga Curasept, në linjën ADS, përdor një formulë të veçantë inovative që mbron dhëmbët dhe mishrat, duke kufizuar çdo rrezik për shëndetin e kavitetit oral.

Formula e tij përmban: Klorheksidine  0,05% e cila është në gjendje të ruajë veprimin e saj kundër pllakave dhe kundër baktereve për 8-12 orë; Sistemi Anti-Discoloration ADS që parandalon njollat ​​e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i pastave të tjera  me Klorheksidinë falë frenimit të dy reaksioneve kimike  me origjinë ne procesin e pigmentimit dentar; Fluori ndihmon për të ri-mineralizuar smaltin dhe për të parandaluar kariesin e dhëmbëve.

Përdoreni si një pastë normale 2-3 herë në ditë për 2 muaj.

Payment Policy

Cash


Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty