Lëkurë e hidratuar, elastike dhe me shkëlqim natyral është vetëm një spërkatje larg! Dr. Althea Aqua Marine Jelly Mist ofron hidratim intensiv dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Ky mist me teksturë të lehtë ndihmon në rikthimin e lagështisë falë PDRN vegan, ujit të detit të thellë dhe kompleksit me tre lloje Hyaluronic Acid. Formula e tij jelly-to-water transformohet në ujë gjatë aplikimit, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe rrezatuese.
Pse na pëlqen:
Përveçse hidraton dhe i jep shkëlqim lëkurës, ky mist mund të përdoret edhe si bazë për make-up, duke ndihmuar në krijimin e një finishi të bukur dhe natyral.
Përfitimet:
-
Mist i lehtë dhe multi-funksional, që mban lëkurën të hidratuar gjatë gjithë ditës me një ndjesi freskie.
-
Përmban kompleks me tre lloje Hyaluronic Acid, që ofron hidratim të thellë dhe përmirëson teksturën e lëkurës, duke ndihmuar që make-up-i të aplikohet pa u grumbulluar.
-
I pasuruar me PDRN me bazë bimore dhe 10% ujë të detit të thellë nga Ulleungdo, që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës për një pamje më rrezatuese.
-
I testuar dermatologjikisht, i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Si të përdoret:
Tundeni mirë para përdorimit për të përzier formulën, më pas spërkateni në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë. Mund të përdoret gjatë ditës sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe freski.