Includes all taxes
Hean Juicy Lips Lipstick ofron ngjyrë të pasur, shkëlqim të jashtëzakonshëm dhe kujdes intensiv për buzët. Formula unike kombinon veçoritë e një lipstick, balm dhe gloss në një produkt të vetëm. Pigmenti i fuqishëm garanton ngjyrë të qëndrueshme dhe volum të dukshëm që nga aplikimi i parë. Koleksioni përfshin 6 nuanca unike me dy finish-e: Glossy për shkëlqim natyral dhe Sparkle për efekt të ndritshëm dhe glam. Aromat e veçanta e bëjnë përdorimin më të këndshëm: Glossy me karamel të ëmbël dhe Sparkle me mjedër freskuese dhe energjike. Peptidet ndihmojnë në hidratim dhe plump-in e buzëve, duke i bërë ato më të plotësuara dhe të shëndetshme. Gjithashtu, gjalpi i kajsisë jep shkëlqim natyral dhe butësi. Vajrat ushqyes si ai i farës së pasionit dhe ekstrakti i gjetheve të Aloe ndihmojnë në qetësimin dhe mbrojtjen e buzëve gjatë gjithë ditës.
Ngjyrat e lipstick janë të lehta për kombinim dhe përshtaten me çdo stil make up. Produkti është ideal për çdo rast: gjatë ditës, festa apo mbrëmje speciale. Tekstura e butë e bën aplikimin i qetë dhe të njëtrajtshëm pa krijuar grumbuj. Buzët duken voluminoze, të hidratuara dhe të shkëlqyera që nga përdorimi i parë. Koleksioni Juicy Lips është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe nivelet e aftësisë make up.
Lipstick që kombinon ngjyrë, gloss dhe kujdes për buzët.
6 nuanca unike me 2 finish-e: Glossy dhe Sparkle.
Aromë: karamel për Glossy dhe mjedër për Sparkle.
Peptide për hidratuar dhe plump-in e buzëve.
Gjalpë kajsie për shkëlqim dhe butësi.
Aloe leaf extract për qetësim dhe mbrojtje.
Vaj i farës së pasionit për ushqim dhe butësi të buzëve.
Share your thoughts with other customers