"Ujku i stepës" është romani më përfaqësues dhe më i njohur i Hermann Hesse-s, i cili trajton jetën e Heri Hallerit, personazhit që ndodhet në një oscilim të vazhdueshëm mes jetës dhe vdekjes. Krizat shpirtërore të Herit, janë vetë krizat e Hesse-s, që nxjerrin në pah lodhjen nga intelektualizmi dhe e kthejnë vëmendjen tek e brendshmja e njeriut. Ky është një rrëfim sa shpirtëror, aq edhe filozofik, për anët më të errëta të shpirtit njerëzor. "Ujku i stepës” është një roman brilant për njeriun dhe ujkun që bashkëjetojnë brenda qenies njerëzore. Romani është përkthyer nga Suzana Starikow-Skënderi.
Customer reviews
Share your thoughts with other customers
Be the first one to write a review!
Accept cookies to make your browsing experience better.
Cookies policy