Botime Dudaj

Letërsi Bashkëkohore Amerikane

ALL1,500
Quantity
Meet your Seller
Delivery options
  • 7 Days warranty
  • Cash On Delivery Available
  • Ship Only

Description

Autor:Harold RobbinsISBN: 978-99943-0-241-3Kolana: Nr. faqe: 740Viti i botimit: 2011Çmimi: 1500 Lekë

"Ai që nuk dinte të dashuronte” është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes.

Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Nuk është vetëm historia private e një magnati gjenial dhe të guximshëm, por edhe portreti i një shoqërie mitike që vërtitet mes sipërmarrjesh të mëdha e nganjëherë të pista dhe mes gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike, ndërkohë që në horizont po shfaqej mjegulla e Perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore.

Harold Robbins lindi në vitin 1916 në Nju-Jork. I nxitur nga dëshira për ta përballuar vetë jetën, u shpërngul në Hollywood, ku punoi si korrier në "Universal Pictures”. Në moshën tridhjetedyvjeçare, e provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan me romanin e parë "Mos dashuro kurrë një të huaj”.

Pas Biblës, Shekspirit dhe Agatha Kristit, Robbins-i u bë autori më i shitur i të gjitha kohërave – me rreth 750 milionë kopje. Shkroi më shumë se 20 libra, që u botuan dhe u përkthyen në 32 gjuhë.

Ndikimi social i fenomenit Robbins qe i jashtëzakonshëm. Gjatë revolucionit seksual në Amerikën e viteve ’60 të shekullit të kaluar, romanet e tij kanë pasur të njëjtin rol emancipues sa dhe pilula kundër shtatzënisë.

Që në çastin kur, me mjeshtërinë e tij, arriti të rrëfente fundin e shpirtit njerëzor dhe në këtë batak të shpirtit të notonte si njeri dhe si shkrimtar, ai e pati të garantuar suksesin dhe vlerësimin e lexuesit.

Customer reviews

Share your thoughts with other customers

Be the first one to write a review!
Items (0)
No Record Found

Your Shopping Bag Is Empty