Pranojmë pagesa në dorëzim (cash on delivery) dhe/ose pagesa online sipas opsioneve të disponueshme në platformë. Porosia konsiderohet e konfirmuar pasi klienti përfundon procesin e porositjes dhe merr konfirmimin përkatës.
Dërgesat kryhen brenda 1–3 ditëve pune në të gjithë Shqipërinë. Koha e dorëzimit mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes. Klienti njoftohet për çdo vonesë të mundshme. Pagesa e transportit mund të jetë e përfshirë ose e shtuar, sipas produktit.
Klienti ka të drejtë të kërkojë kthim ose ndërrim të produktit brenda 24 orëve nga marrja, nëse produkti është i dëmtuar ose nuk përputhet me përshkrimin. Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe në gjendje origjinale. Rimbursimi kryhet pasi verifikohet kthimi.
Mammas Mission” është krijuar me idenë për t’u dhënë një jetë të dytë gjërave të fëmijëve që nuk përdoren më, si krevate, karroca dhe aksesorë të tjerë. Qëllimi ynë është të ndihmojmë prindërit të gjejnë produkte cilësore me çmime të arsyeshme, duke kursyer dhe njëkohësisht duke shmangur shpërdorimin. Çdo produkt është i zgjedhur me kujdes dhe i mbajtur në gjendje sa më të mirë.