Includes all taxes
Skin1004 Matrixyl 10 Boosting Shot Ampoule është një serum anti-age i krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës. Formula përmban Matrixyl 3000®, një kompleks peptidësh i njohur për stimulin e prodhimit të kolagjenit dhe rritjen e volumit të fytyrës. Volufiline ndihmon në rritjen e volumit dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës.E bën lëkurën të duket më e plotë dhe e shëndetshme. Ky serum anti-age ndihmon në reduktimin e rrudhave të holla, duke dhënë një pamje më të lëmuar dhe rinore. Panthenol dhe ekstraktet qetësuese mbështesin hidratimin dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Parandalon tharjen dhe irritimet.
Formula e lehtë lejon depërtim të shpejtë, duke siguruar që përbërësit aktivë të funksionojnë në thellësi për rezultate optimale. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme. Mund të integrohet në rutinën e përditshme të kujdesit të fytyrës. Përdorimi i rregullt e lë lëkurën më elastike, të hidratuar dhe më të plotë. Redukton dukshëm shenjat e plakjes. Ky produkt ofron një mënyrë të thjeshtë por efektive për të rikthyer shkëlqimin natyral dhe për të mbajtur fytyrën të duket më rinore çdo ditë. Përdorimi i serumit pas pastrimit dhe para kremit hidratues përforcon efektin e tij. Siguron rezultate të dukshme në pak kohë.
Stimulon prodhimin e kolagjenit me kompleksin peptid Matrixyl 3000®.
Rrisin volum dhe konturet e fytyrës me ndihmën e Volufiline.
Reduktojnë rrudhat e holla dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
Hidratim dhe qetësim falë panthenolit dhe ekstrakteve natyrale.
Përshtatet për çdo tip lëkure dhe integrohet lehtësisht në rutinën e përditshme.
Share your thoughts with other customers